Lidhje

Kosovë: takime për privatizimin - 2004-02-17


Kryeadministratori i Kosoves Harri Holkeri u takua sot pasdite ne Prishtine me kryeministrin Bajram Rexhepi dhe shefin e shtylles se kater te UNMIK-ut, Nikolas Lamsdorf, me te cilet bisedoi ne lidhje me procesin e privatizimit.

Ky takim, sipas zedheneses se UNMIK-ut, Izabela Karlovic, ishte nje takim jo-zyrtar, ne te cilin perfaqesuesit e larte te administrates nderkombetare dhe asaj vendore, kane shkembyer mendime per zgjidhjen e procesit te bllokuar te privatizimit.

Qeveria ne Kosoveka kerkuar doreheqjen e drejtoreshes se agjensise kosovare te mirebesimit, e cila merret me procesin e privatizimit, Maria Fuci. Administrata nderkombetare e ka mbrojtur punen e bere nga zonja Fuci.

Kryeadministratori Harri Hollkeri tha sot ne Prishtine, se deshiron te degjoje mendimet e anetareve te bordit te agjensise se mirebesimit, dhe pastaj do te vendose per hapat e ardhshem qe do te ndermerren. Perfaqesuesit e qeverise se kryeministrit Bajram Rexhepi, vazhdojne te mos marrin pjese ne takimet e bordit, ne baze te sugjerimit te qeverise.

Nderkohe sipas Unmikut kryeadministratori i Kosoves Harri Holkeri, pritet te vizitoje neser Tiranen ku do te takohet me presidentin Alfred Moisiu, kryeministrin Fatos Nano, ministrin e jashtem Kastriot Islami dhe ambasadorin e OSBE-se ne Tirane, Osmo Liponen.

Bisedimet midis zotit Holkeri dhe Tiranes zyrtare pritet te perqendrohen ne bashkepunimin midis autoriteteve te Shqiperise, UNMIK-ut dhe institucioneve te Kosoves, ne ceshtjen e standarteve per Kosoven dhe neceshtje te tjera me interes per te dy vendet. Kjo eshte vizita e pare e zotit Holkerine Shqiperi.//ii

XS
SM
MD
LG