Lidhje

Irak: Shpërthim në hyrjen e një baze ushtarake polake - 2004-02-17


Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak bëri të ditur se në shpërthime vetvrasëse kamionësh në afërsi të një baze ushtarake polake në jug të Bagdadit u vranë 11 irakianë dhe u plagosën disa dhjetra njerëz të tjerë, duke përfshirë edhe trupa të koalicionit.

Një zëdhënëse e koalicionit u tha gazetarëve se shpërthimet ndodhën sot herët në mëngjes jashtë Kampit Charlie, pranë qytetit qendror Hillah. Zyrtarët ushtarakë polakë në vendin e ngjarjes thanë se dy kamionë të mbushur me eksploziv iu afruan portës së kampit.

Rojet hapën zjarr ndaj automjeteve dhe me sa duket shkaktuan shpërthimin e njerit prej tyre. Njoftohet se kamioni tjetër goditi një mur betoni dhe shpërtheu. Zyrtarët polakë thonë se ushtarët e plagosur janë nga Polonia, Hungaria dhe Shtetet e Bashkuara.//ic//

XS
SM
MD
LG