Lidhje

Zyrtarët rusë thotë se shpërthimi i këtij muaji në metronë e Moskës ishte kryer nga një terrorist - 2004-02-17


Shërbimi Federal Rus i Sigurimit thotë se shpërthimi i këtij muaji në metronë e Moskës ishte kryer nga një terrorist.

Agjencitë ruse të lajmeve citojnë një zëdhënës të këtij shërbimi, sipas të cilit bomba e përdorur në shpërthimin e 6 shkurtit kishte një forcë të barabartë me një sasi prej të paktën 4 kilogramësh tritol.

Presidenti rus Vladimir Putin aludoi menjëherë pas ngjarjes se ajo ishte vepër e separatistëve çeçenë, por udhëheqësit e këtyre të fundit mohuan çdo përgjegjësi.

Në këtë shpërthim u vranë 40 vetë dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.//ii

XS
SM
MD
LG