Lidhje

Azi: shpërthime të reja të gripit të shpendëve - 2004-02-17


Zyrtarët në Azi po kryejnë hetime lidhur me shpërthime të reja të gripit të shpendëve, pas një jave gjatë së cilës përhapja e virus u duk sikur po ngadalësohej.

Ministria japoneze e bujqësisë konformoi një vatër të dytë të shpërthimit të virusit, kësaj here në ishullin jugperëndimor Kju-shju. Edhe zyrtarët kinezë njoftuan për shpërthime të reja të kësaj sëmundjeje e cila mund të shkaktojë vdekje tek njerëzit.

Ndërkohë, Tailanda njoftoi sot se gripi i shpendëve është vënë re në qindra lejlekë të ngordhur në periferitë e Bangkokut.

Dje, autoritetet tailandeze thanë se kishin gjetur një virus të tillë në 14 provinca të ndryshme, 8 prej të cilave ishin deklaruar më parë si zona të painfektuara.//ii

XS
SM
MD
LG