Lidhje

Irak: vritet një ushtar amerikan - 2004-02-17


Në Irak, zyrtarët thonë se një ushtar amerikan u vra dhe një tjetër u plagos mbrëmë si pasojë e një shpërthimi në qytetin verior Tall Afar.

Zyrtarët thanë se ushtarët po udhëtonin në një autokolonë, e cila godit nga një objekt shpërthyes i ndërtuar me mjete rrethanore.

Ndërkohë, zyrtarët irakianë njoftuan se policia kishte arrestuar 5 irakianë në lidhje me vrasjen vitin e kaluar të një anëtareje të Këshillit Qeverisës.

Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme thanë dje se të dyshuarit, të cilët nuk u identifikuan, ishin arrestuar në fillim të shkurtit në qytetin Amarah, rreth 300 kilometra në jugperëndim të Bagdadit.

Anëtarja e Këshillit Qeverisë, Akila al-Hashimi u qëllua disa herë me armë zjarri kur persona të paidentifikuar i dolën asaj në pritë më 20 shtator. Ajo vdiq pas pesë ditësh. Zonja Al-Hashimi kishte shërbyer edhe në ish rregjimin e Saddam Husseinit.//ii

XS
SM
MD
LG