Lidhje

Londra: terroristët përgatiten për një sulm në Arabinë Saudite - 2004-02-17


Qeveria britanike thotë se beson që terroristët janë në fazat përfundimtare të përgatitjeve për një sulm në Arabinë Saudite.

Ministria e Jashtme britanike tha dje se mes objekteve të kërcënuara ka edhe komplekse banimi. Ajo paralajmëroi qytetarët britanikë që me përjashtim të vizitave të domosdoshme, të anulojnë të gjitha planet e udhëtimit për në Arabinë Saudite.

Ajo paralajmëroi edhe britanikët që aktualisht ndodhen në Arabinë Saudite të tregohen shumë të kujdesshëm, veçanërisht në vende publike si dyqane, hotele dhe restorantet.

Autoritetet britanike nuk dhanë hollësi konkrete rreth kërcënimit të tanishëm.

Por ata përmendën dy sulmet terroriste të kryera në Riad në maj dhe nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën dhe u plagosën disa britanikë.

Me kërkesën e qeverisë britanike, shoqëria ajrore British Airways anuloi dje një fluturim të planifikuar nga Londra për në Riad.//ii

XS
SM
MD
LG