Lidhje

Berluskoni: Londra, Parisi dhe Berlini po krijojnë rrëmujë në Evropë - 2004-02-18


Udhëheqësit britanikë, gjermanë dhe francezë takohen të merkurën në Berlin ndërkohë që udhëheqës të vendeve të tjera evropiane po i akuozjnë ata se po përpiqen të mbizotërojnë Bashkimin Evropian.

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, tha dje se Londra, Parisi e Berlini po krijojnë atë që ai e cilësoi si rrëmujë në Evropë. Kryeministri britanik, Tony Blair, presidenti francez, Zhak Shirak, dhe kancelari gjerman, Gerhard Shrëder, thonë se kanë në plan të diskutojnë rreth mënyrave për t’u dhënë shtytje ekonomive evropiane në prag të takimit të plotë të nivelit të lartë të bllokut që do të mbahet muajin tjetër në Bruksel.

Kryeministri Blair mohoi se Londara, Parisi dher Berlini kërkojnë të krijojnë një këshill drejtues të Bashkimit Evropian. Ai tha se vendet anëtare mund të përpiqen ngandonjëherë të zgjidhin çështj të ndryshme pa pjesëmarrjen e të gjitha vendeve anëtare.

XS
SM
MD
LG