Lidhje

Kryeadministratori i Kosovës, Harry Holkeri viziton Shqipërinë - 2004-02-18


Kryeadministratori i Kosovës, Harry Holkeri, po zhvillon një vizitë dy ditore në Shqipëri për të zgjeruaj njohjet dhe bashkëpunimin me autoritetet e Tiranës zyrtare. Takimin e parë ai e pati me Presidentin Alfred Moisiu, me të cilin diskutoi ngjarjet në Kosovë e rajon si dhe marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës.

“Ndërkombëtarët po puojnë me përkushtim – tha zoti Holkeri – për të plotësuar angazhimin që kosovarët të aftësohen për të marrë në duar fatet e jetës së tyre”. Ai theksoi në deklaratën e shtypit pas takimit se “Rezoluta 1244 tregon qartë se është vullneti dhe vetvendosja e popullit të Kosovës ajo që do të zgjedhë për fatin e tyre, por vendimi për statusin e saj do të merret nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së”.

Zoti Holkeri e ftoi presidentin shqiptar që të vizitojë Kosovën dhe zoti Moisiu tha se e pranonte atë me kënaqësi të veçantë. Presidenti deklaroi se Shqipëria e sheh të domosdoshme që Kosova të përfshihet në programin e bashkëpunimit rajonal, sidomos në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se “e ardhmja e Kosovës është ajo në familje europiane”.

“Shqipëria është e bindur se ardhmja e Kosovës do të përcaktohet nga vetë qytetarët e saj me vullnetin e tyre të lirë dhe në mirëkuptim me faktorin ndërkombëtar. Ne jemi të bindur se zgjidhja e statusit përfundimtar të Kosovës do të ndihmojë ndjeshëm në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, tha zoti Moisiu.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kryeadministratori Holkeri takohet edhe me kryeministrin Fatos Nano dhe ministrin e Jashtëm, Kastriot Islami. Kjo është vizita e parë e zotit Holkeri në Shqipëri, gjatë të cilës do të nënshkruhet edhe një marrëveshje “për Mbrojtjen e Investimeve”. Marrëveshja vlerësohet si dokumenti i dytë më i rëndësishëm që miratohet mes Tiranës dhe Prishtinës në fushën ekonomike, pas asaj “për Tregtinë e Lirë” që u nënshkrua në gushtin e vitit të kaluar.//kk//

XS
SM
MD
LG