Lidhje

OKB-ja mirëpret planin izraelit për tërheqjen e kolonëve nga Rripi i Gazës - 2004-02-19


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme mirëpriti planin e kryeministrit izraelit Ariel Sharon për tërheqjen e kolonëve nga Rripi i Gazës.

Terje Roed-Larsen tha se tërheqja mund të ripërtërijë bisedimet e ngecura të paqes. Megjithatë, ai paralajmëroi që një tërheqje e tillë duhet të bëhet me bashkëpunimin e palestinezëve dhe të komunitetit ndërkombëtar.

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Negroponte, tha se ndërsa është vështirë të kritikohet çdo lloj tërheqjeje, Washingtoni ende mendon që plani i paqes i mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar është mënyra më e mirë për arritjen e paqes së qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

//ze//

XS
SM
MD
LG