Lidhje

Përpjekje e re për kapjen e Radovan Karaxhiçit - 2004-02-19


Paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO-ja kanë ndërmarrë një tjetër kontroll të papritur në Pale për ish udhëheqësin e sërbëve të Bosnjes, të akuzuar për krime lufte, Radovan Karaxhiç.

Një zëdhënës i NATO-s tha se paqeruajtësit bënë të enjten kontrolle pa paralajmërim në dy zona të Pales, pranë Sarajevës. Ai tha se operacioni kishte si objektiv rrjetin mbështetës të Karaxhiçit.

Ky operacion pason kotrollet që paqeruajtësit bënë në Pale muajin e kaluar, për zotin Karaxhiç. Trupat nuk arritën ta gjenin atë, por arrestuan dy persona që dyshohen si mbështetësit e tij. Njëri prej tyre tashmë është liruar.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Peter Struck, u tha gazetarëve në Sarajevë të enjten, se forcat nën komandën e NATO-s, do të vazhdojnë t'i ndjekin kriminelët e luftës, që ende janë të lirë, deri sa t’i kapin. Ai tha se arrestime të tilla janë të rëndësishme për pjesëmarrjen e Bosnje Hercegovinës në Programin “Partneritet për Paqe”.

Zoti Struck i bëri këto komente pas takimit me anëtarët e presidencës kolektive të Bosnje-Hercegovinës.

XS
SM
MD
LG