Lidhje

Irak: Ajatollahu Ali Sistani pranon shtyrjen e zgjedhjeve - 2004-02-19


Udhëheqësi më me ndikim i komunitetit shi'it në Irak citohet të ketë thënë se do ta pranojë shtyrjen e zgjedhjeve për qeverinë sovrane të Irakut, por vetëm në se administrata e përkohëshme që do të drejtojë vendin deri në organizmin e zgjedhjeve, ka kompetenca të kufizuara.

Ajatollahu Ali Sistani kishte kërkuar më parë që në Irak të organizoheshin zgjedhje të përgjithshme dhe nuk e kishte pranuar planin amerikan për caktimin e një qeverie të përkohshme, të cilës do t'i kthehej sovraniteti më 30 qershor nga forcat e koalicionit.

Të enjten Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, tha se zgjedhjet e përgjithshme në Irak nuk mund të zhvillohen në këtë kohë. Ai theksoi se Kombet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me irakianët për të gjetur një formulë tjetër për zgjedhjen e qeverisë kalimtare.

XS
SM
MD
LG