Lidhje

KOSOVË: Vriten në rrethana të pa qarta dy pjestarë të komunitetit serb në jug të Prishtinës - 2004-02-20


Dy pjestarë të komunitetit serbë, janë vrarë mbrëmë në rrethana të paqarta në fshatin Grackë të komunës së Lipjanit, rreth 20 kilometra në jug të Prishtinës, bënë të ditur zyrtarë të policisë së Kombeve të Bashkuara.

Autoritetet thanë se policia dhe forcat paqëruajtëse kanë gjetur një mashkull dhe një femër të vrarë, në një makinë, pasi kishin marrë një informacion për të shtëna me armë zjarri. Një zëdhënëse e policisë tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur trupat e Zllatimir Kostiqit, 38 vjeçar nga Fushë Kosova dhe Miljana Markoviqit, 24 vjeçare nga fshati Grackë. Tash për tash nuk ka pasur të arrestuar apo të dyshuar rreth kësaj vrasjeje, ndërsa banorë vendorë të fshatit Grackë kanë protestuar duke e cilësuar atë si krim me motive etnike. Edhe përfaqësuesit politik serbë kanë reaguar duke fajësuar forcat paqëruajtëse dhe Misionin e Kombeve të Bashkuara, se nuk po bëjnë sa duhet për të vendosur rendin dhe ligjin në Kosovë.

Zyrtarët e policisë thanë se është ende shumë herët të flitet për motivet e mundshme të kësaj ngjarjeje. Vrasjet e mbrëmshme kanë ndodhur në një periudhë kur shkalla e krimeve në Kosovë ka shënuar rënie dhe sipas zyrtarëve ndërkombëtarë ajo është më e ulët se në shumë vende evropiane./al/

XS
SM
MD
LG