Lidhje

Koshtunica Kryeministër i Serbisë - 2004-02-20


Presidenti i përkohshëm i Serbisë caktoi ish-udhëheqësin jugosllav Vojislav Kostunica si kryeministrin e ardhshëm të vendit.

Kryetari i parlamentit serb, Dragan Marsicanin tha sot në Beograd se i ka kërkuar zotit Kostunica që të formojë një qeveri të re.

Zoti Kostunica u bë president i ish-Jugosllavisë pasi luajti një rol qendror në revoltën popullore që përmbysi Sllobodan Millosheviçin në vitin 2000. Por më pas ai u shkëput nga aleatët e tij pro reformave dhe pranoi mbështetjen e socialistëve të vendit, partia e drejtuar nga zoti Millosheviç.

Zoti Kostunica thotë se Partia Demokratike e Serbisë, një parti nacionaliste e moderuar, është në fazën përfundimtare të një marrëveshjeje me tre grupe të tjera politike për shpërndarjen e posteve ministrore n kabinetin që do të formohet së shpejti.

XS
SM
MD
LG