Lidhje

Izraeli do të fillojë shembjen e murit të sigurisë - 2004-02-21


Izraeli thotë se do të fillojë të shembë pjesë të murit të sigurisë që kalon përmes fshatrave dhe qyteteve palestineze në Bregun Perëndimor, ndërkohë që Gjykata Ndërkombëtare po përgatitet të fillojë senacën me pyetje përgjigje rreth ligjshmërisë së murit.

Zyrtarë izraelitë thonë se nesër do të fillojë puna për shembjen e një pjese prej 8 kilometrash të murit, që ndan qytetin palestinez Baka al-Sharkia nga pjesa tjetër e Bregut Perëndimor.

Vendimi i gjykatës ndërkombëtare nuk ka fuqi ligjore, por angazhimi i saj ka zemëruar autoritetet izraelite, të cilët thonë se muri është i nevojëshëm për të bllokuar hyrjen e autorëve të shpërthimeve vetëvrasëse në Izrael.

Kurse palestinezët thonë se muri është një përpjekje për të caktuar kufirin e shtetit të ardhshëm palestinez. Udhëheqësit palestinezë janë të zemëruar edhe se disa vende arabe nuk kanë paraqitur argumente ligjore pranë gjykatës në mbështetje të palestinezëve.

Ndërkohë në vazhdën e dhunës, një polic palestinez u vra të shtunën në afërsi të kufirit midis Izraelit dhe Rripit të Gazës. Zyrtarë izraelitë thanë se dyshohej që polici po kryente veprimtari ekstremiste. //kk//

XS
SM
MD
LG