Lidhje

Plagoset ministri i mjedisit dhe planifikimit hapsinor në qeverinë e Kosovës, Ethem Çeku - 2004-02-22


Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapsinor në qeverinë e Kosovës, Ethem Çeku u plagos mbrëmë së bashku me 4 persona të tjerë në një shpërthim në makinën e tij në Pejë.

Policia e Kosovës konfirmoi se ministri Çeku dhe 4 personat u plagosën rreth orës 10 e 10 të mbrëmjes pranë palestrës së sporteve në Pejë pas përfundimit të një ndeshjeje basketbolli kur një paisje shpërthyese u hodh në erë në makinën zyrtare të ministrit, e cila ishte në lëvizjen e sipër.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Refki Morina, tha mbrëmë për Zërin e Amerikës se 5 të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës dhe jeta e tyre është jashtë rrezikut. Zëdhënësi i policisë së Kosovës nuk mund të jepte asnjë informacion për personin ose personat, që mund të kenë kryer këtë akt, dhe as për motivet e sulmit. Zoti Morina tha se hetimet janë në vazhdim e sipër dhe ato nuk duhet të paragjykohen.

//ze//

XS
SM
MD
LG