Lidhje

Presidenti rus thekson se Rusia nuk ka synime agresive - 2004-02-22


Presidenti rus, Vladimir Putin, bëri thirrje për forcimin e ushtrisë, por theksoi se vendi i tij nuk ka synime agresive apo ambicje imperialiste.

Presidenti Putin u tha gazetarëve në Moskë se forcat e armatosura të vendit duhet të shndërrohen në një forcë moderne e të shpejtë, e pajisur me armët dhe teknologjinë më të sifistikuar.

Duke folur në prag të Ditës së Mbrojtësit të Atdheut, udhëheqësi rus tha se forcat ushtarake të vendit duhet të jenë të gatshme të përballojnë çdo kërcënim, përfshirë terrorizmin, konfliktet rajonale dhe agresionin në shkallë të gjerë.

Por, ai shtoi se Rusia nuk synon të kërcënojë asnjë vend tjetër. Presidenti Putin është zotuar në mënyrë të përsëritur të modernizojë ushtrinë e madhe të vendit, e cila është përballur me vështirësi të mëdha në përpjekjet për të mbajtur flotat e saj ajrore e detare për shkak të mungesës së fondeve pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991.//kk//

XS
SM
MD
LG