Lidhje

Diskutohet ligjshmëria e murit izraelit të sigurimit në Bregun Perëndimor - 2004-02-22


Gjykata Ndërkombëtare e Hagës filloi seancën për dëgjimin e dëshmive lidhur me ligjshmërinë e murit të sigurisë që po ndërton Izareli, për të kufizuar hyrjen e palestinezëve në Izrael nga Bregu Perëndimor.

Duke folur para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kryetari i delegacionit palestinez, Nassar al-Kidwa, tha se muri ndarës nuk është ndërtuar për arësye sigurie. Ai tha se muri synon të përjetësojë pushtimin e tokave palestineze nga Izareli.

Vendimi që do të marrë gjykata pas tri ditësh nuk është i detyrueshëm për Izraelin. Izraeli, që po kundërshton të marrë pjesë në seancë, thotë se muri i sigurisë synon të ndalojë sulmet, si ai i ditës së dielë në Jeruzalem, ku u vranë 8 persona.

//rd//

XS
SM
MD
LG