Lidhje

Gjykata e Hagës shtyn përsëri procesin e gjykimit të Sllobodan Milosheviçit - 2004-02-23


Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës shtyu përsëri gjykimin e ish presidentit jugosllav, Sllobodan Milloshevic për arsye të shëndetit të të akuzuarit. Gjykata nuk vendosi ndonjë datë për të rifilluar procesin.

Shtyrja e gjyqit vjen një ditë pasi gjykata njoftoi se kryegjyqtari i çështjes do të japë dorëheqjen për arsye shëndetësore. Sëmudja e tensionit të lartë të gjakut dhe gripi kanë shtyrë disa herë gjykimin e ish presidentit jugosllav.

Sëmundja e gjykatësit Richard May, nuk dihet me saktësi, por ai ka në plan të largohet nga detyra më 31 maj, dita kur do të fillojë seanca vetëmbrojtëse e Sllobodan Millosheviçit.

Zyrtarë të Gjykatës së Hagës thonë se largimi i papritur i zotit May, nuk do ta ndërpresë gjyqin ndaj ish-presidentit jugosllav, por vëzhgues thonë se vendimi i zotit May mund të shkaktojë vonesa të mëtejshme të këtij procesi.

XS
SM
MD
LG