Lidhje

Marok: të paktën 226 të vdekur nga tërmeti - 2004-02-24


Agjencia zyrtare marokene e lajmeve njofton se të paktën 226 vetë kanë humbur jetën nga një tërmet i fuqishëm që tronditi sot në mëngjes pjesën veriore të vendit.

Disa zyrtarë thonë se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i madh ndërkohë që ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nëpër rrënoja. Tërmeti ka prekur zonën rreth portit mesdhetar Al-Hoceima, rreth 300 kilometra në verilindje të kryeqytetit, Rabat.

Zyrtarët njoftojnë se të paktën një fshat është shkatërruar plotësisht dhe disa të tjerë janë dëmtuar rëndë.

Ekspertë të shërbimit gjeologjik amerikan thonë se tërmeti kishte një fuqi prej 6,5 sipas shkallës së Richterit dhe e kishte epiqendrën në Ngushticën e Gjibraltarit, e cila ndan Marokun me skajin jugor të Spanjës.//ii

XS
SM
MD
LG