Lidhje

Në Hagë vazhdon seanca mbi ligjshmërinë e murit izraelit të sigurisë - 2004-02-24


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë mban të martën ditën e dytë të seancave me pyetje përgjigje mbi ligjshmërinë e murit që Izraeli po ndërton në Bregun Perëndimor.

Përfaqësuesi palestinez, Naser al-Kidwa, i tha të hënën gjykatës se pasi të përfundojë, muri do t’i lërë palestinezët vetëm me gjysmën e Bregut Perëndimor.

Izraeli po i bojkoton seancat, për të cilat thotë se janë të motivuara politikisht. Por Izraeli ngukl këmbë se muri është i nevojshëm për të parandaluar sulmet kundër izraelitëve. Paraqitja e argumentave është në plan të vazhdojë sot dhe të përfundojë nesër.

Ndërkohë, mijëra palestinezë protestuan të hënën në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës kundër murit, për të cilin ata thonë se i ndan ata nga të afërmit, vendet e punës dhe shkollat.

XS
SM
MD
LG