Lidhje

Tërmet në Shkup - 2004-02-24


Një tërmet me fuqi prej rreth 5 shkallë Rihter ose 6 deri në 7 shkallë sipas masës makroseizmike evropiane e goditi sot në mëngjes qytetin e Shkupit dhe disa zona tjera në jug dhe në lindje të Maqedonisë. Tërmeti nuk ka shkaktuar dëme serioze, ndërsa ka shqetësuar popullatën e kryeqytetit të Maqedonisë.

Banorë dhe punonjës të zyrave në ndërtesat e larta zbritën poshtë dhe qëndruan për një kohë përjashta derisa u siguruan se nuk ka më dridhje të tokës.

Si pasojë, disa lagje të Shkupit mbetën pa rrymë, por defektet u shmangën pas gjysmë ore, ndërkohë që disa shkolla ndërprenë mësimin.

Shkupi njihet si rajon seizmik. Në tërmetin e vitit 1963 rreth 1.800 vetë e patën humbur jetën.

//rd//

XS
SM
MD
LG