Lidhje

Presidenti Bush intensifikon fushatën për t'u rizgjedhur - 2004-02-24


Presidenti Bush po intensifikon fushatën për t’u rizgjedhur duke marrë në mbrojtje punën e tij dhe duke kritikuar ashpër demokratët e opozitës.

Në një fjalim që mbajti mbrëmë në Uashington, presidenti tha se zgjedhjet e nëntorit shtrojnë një alternativë të qartë: ose një Amerikë që udhëheq botën me fuqi dhe besim ose një Amerikë e pasigurt përballë rrezikut. Ai tha se senatori John Kerry i shtetit Masaçusets, i cili kryeson garën midis kandidatëve demokratë për president, ka ndryshuar vazhdimisht qendrim për çështje të tilla si taksat, Iraku, tregtia e lirë dhe ligji amerikan kundër terrorizmit ose Akti Patriot.

Presidenti Bush tha se kundërshtarët e tij politikë nuk kanë ofruar ndonjë strategji të re për luftën kundër terrorizmit dhe për rigjallërimin e ekonomisë.

Më pas senatori Kerry bëri nje deklarate ne te cilen thoshte se puna e Presidentit Bush është karakterizuar nga dështime dhe se ai po e humbet besimin tek amerikanët.

//rd//

XS
SM
MD
LG