Lidhje

Tenet: Al-Kaida e vendosur për të sulmuar Shtetet e Bsshkuara - 2004-02-25


Drejtori i agjencisë amerikane të zbulimit, George Tenet, tha se al- Kaida mbetet e vendosur për të sulmuar Shtetet e Bashkuara.

Zoti Tenet dëshmoi të martën para Komisionit të Senatit amerikan për Zbulimin, ku tha se forcat amerikane kanë kapur ose vrarë një numër mjaft të madh udhëheqësish të grupit sa për të krijuar boshllëqe të mëdha në hierarkinë e tij.

Por, ai tha se ndërmarrja e sulmeve kundër Shteteve të Bashkuara mbetet një prej objektivave kryesore të rrjetit terrorist të Osama bin Ladenit.

Zoti Tenet tha gjithashtu se grupi terrorist ka përhapur ideologjinë e tij nëpër grupe të tjera terroriste islamike, duke siguruar në këtë mënyrë që Shtetet e Bashkuara do të përballen me kërcënimin e terrorit edhe nëse al-Kaida shkatërrohet.

Ndërkohë, një rrjet televiziv arab transmetoi një kasetë që thuhet se është regjistruar nga ndihmësi kryesor i bin Ladenit, në të cilën Presidenti Bush paralajmërohet se kundër Shteteve të Bashkuara do të ndërmerren sulme të tjera terroriste. Rrjeti televiziv al-Xhazira e identifikoi folësin në kasetë si Ajamn al-Zauahiri.

Ndihmësi i bin Ladenit e paralajmëron Presidentin Bush se sulmet do të kryehen nga ai që folësi e cilësoi si i njëjti komb islamik që mban përgjegjësinë për sulmet terroriste të vitit 2001 në Nju Jork dhe Uashington. Zëri hedh poshtë edhe vlerësimet e Shtëpisë së Bardhë se dy të tretat e operativave të al-Kaidës janë vrarë ose janë kapur.

XS
SM
MD
LG