Lidhje

Pekin: takohen negociatorët amerikanë dhe koreano-veriorë - 2004-02-25


Negociatorë amerikanë dhe koreano-veriorë u takuan me dyer të mbyllura në Pekin, pas qendrimeve mjaft të ndryshme që paraqitën në hapje të bisedimeve gjashtëpalëshe mbi ambiciet bërthamore të Phenianit.

Takimi amerikano-koreanoverior është kontakti i nivelit më të lartë zyrtar ndërmjet dy palëve në 16 muaj.

Takimi u zhvillua pas seancës së hapjes së bisedimeve, ku delegatë nga të dy Koretë, Kina, Japonia, Rusia dhe Shtetet e Bashkura parashtruan qendrimet e tyre.

Kryedelegati i Uashingtonit, ndihmës-sekretari i shtetit, James Kelly, përsëriti kërkesën që Koreja e Veriut të eliminojë njëherë e mirë programin e saj të armëve bërthamore.

Kjo kërkesë pason atë të Koresë së Veriut për kompensime ekonomike si shkëmbim për një pezullim të mundshëm të programit të saj bërthamor.//ii

XS
SM
MD
LG