Lidhje

Irak: vritet zëvendës-shefi i policisë së  Mosulit - 2004-02-25


Sipas njoftimeve, persona të armatosur në Irakun verior vranë zëvendës-shefin e policisë së Mosulit. Autoritetet thonë se sulmin e kryen sot në mëngjes disa persona që hapën zjarr ndaj makinës së gjeneral brigate Hikmat Mohammed, kur ai po shkonte në zyrë.

Disa orë më parë, një organizatë ekstremiste e panjohur më parë, kishte shpërndarë fletushka në afërsi të një stacioni policie në qytetin verior të Kirkukut, ku kërcënonte se do të kryente sulme ndaj policisë, ose cilitdo që bashkëpunon me forcat amerikane.

Qindra policë dhe irakianë të tjerë që bashkëpunojnë me koalicionin nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara, kanë humbur jetën në sulmet vetëvrasëse me bombë që janë kryer gjatë muajve të kaluar në të gjithë vendin.

Në një tjetër incident, një helikopter ushtarak amerikan u rrëzua mbi një lumë në perëndim të Irakut, ku u vranë dy anëtarë të ekuipazhit.

Komanda ushtarake amerikane në Bagdat tha se ngjarja që ndodhi rreth 200 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, duket se ishte shkaktuar nga një difekt mekanik.

Në një tjetër zhvillim, i dërguari i posaçëm i OKB-së, Ross Mountain mbërriti në Bagdad, për të vlerësuar gjendjen humanitare në prag të konferencës së donatorëve që do të zhvillohet gjatë fundjavës, lidhur me Irakun e pas luftës.//ii

XS
SM
MD
LG