Lidhje

OSBE: Situata politike në Shqipëri mbetet e brishtë - 2004-02-26


Zyra e OSBE-së në Tiranë ka vlerësuar se situata e përgjithshme politike në Shqipëri ka mbetur e brishtë si rezultat i mosfunskionimit të vullnetit politik në lidhje me zgjedhjet vendore dhe një situate ekonomike të pafavorshme. Në këtë konstatim ka arritur ambasadori Osmo Lipponen në raportin e mbajtur sot në Vjenë përpara Këshillit të përhershëm të OSBE-së.

Pakënaqësia në rritje dhe opozita gjithnjë e më kundërshtuese që ka nisur protesta e kanë rritur tensionin shprehet ambasadori Lipponen. Ai ka deklaruar se përparimi i vërtetë në luftën kundër trafiqeve e krimit të organizuar nuk vjen vetëm duke pretenduar se janë bërë arrestime massive por duke dhnë dënimet e duhura.

Në mënyrë diplomatike ministri i jashtëm shqiptar Kastriot Islami ka bërë vërejtje ndaj zyrës së Osbe-së në Tiranë duke u shprehur se nuk duken konstruktive ato vlerësime që nuk dallojnë përtej konstatimeve, vullnetin e qartë të qeverisë për progres të reformave. Qëllimi është i përbashkët – ka deklaruara ministri shqiptar prandaj nuk duhet të ketë vend për të artikuluar dallime dhe diferenca në vlerësimet për situatën.

//rd//

XS
SM
MD
LG