Lidhje

Ish-zyrtarja Short thotë se Britania ka spiunuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKBsë - 2004-02-26


Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan tha se në se njoftimet për veprimtari spiunazhi të Britanisë ndaj udhëheqësit të OKB-së para fillimit të luftës në Irak provohet se janë të vërteta, kjo do të ishte një veprimtari e paligjshme.

Zëdhënësi Fred Eckhard i zotit Annan u tha gazetarëve se përgjimi minon integritetin dhe mirëbesimin e shkëmbimeve diplomatike. Ai i bëri këto komente pasi një ish-pjesëtare e qeverisë britanike tha se vendi i saj kishte kryer veprimtari spiunazhi ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan në periudhën përgatitore, para luftës në Irak.

Ish-sekretarja e Zhvillimit Ndërkombëtar të Britanisë, Claire Short, tha në një intervistë për radion britanike se kishte lexuar transkriptimin e bisedave private telefonike të zotit Annan para se të jepte dorëheqjen nga posti i saj, pas fillimit të luftës vitin e kaluar. Ajo tha se transkiptimet ishin marrë nëpërmjet të përdorimit të pajisjeve përgjuese të paligjshme, që ishin vendosur në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Kryeministri britanik Tony Blair nuk pranoi të bënte komente lidhur me këtë çështje sot në një konferencë shtypi, por shtoi se ishte e papërgjegjshme të bëheshin spekullime të tilla.

//rd//

XS
SM
MD
LG