Lidhje

SHBA heqin kufizimet për udhëtime në Libi - 2004-02-26


Shtetet e Bashkuara hoqën kufizimet e udhëtimit për në Libi, një hap i madh ky drejt normalizimit të marrëdhënieve me qeverinë e Tripolit.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se ky veprim është në përgjigje të vendimit të Libisë për të hequr dorë nga përpjekjet për të zhvilluar armë të shkatërrimit në masë. Në deklaratë thuhej gjithashtu se heqja e kufizimeve të udhëtimit ka për qëllim të ndihmojë qeverinë libiane të hedhë themelet për rikthimin në bashkësinë ndërkombëtare.

Libia është ende në listën amerikane të vendeve që sponsorizojnë terrorizmin.

Por njoftimi i Shtëpisë së Bardhë bëhet disa muaj pasi Libia mori përgjegjësinë dhe rikonfirmoi këtë javë përgjegjësinë për shpërthimin vdekjeprurës të avionit PanAmerikan në vitin 1988 mbi Skoci.

//ze//

XS
SM
MD
LG