Lidhje

Vritet në një aksident ajror Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski - 2004-02-26


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, ndodhej në bordin e një aeroplani që u rrëzua dje në pjesën jugore të Bosnje-Hercegovinës dhe mendohet të ketë vdekur.

Paqëruajtësit e NATO-s do të rifillojnë sot operacionet e kërkimit për mbeturinat e aeroplanit pranë qytetit Stolac të Bosnjes. Zyrtarët maqedonas thanë se aeroplani me të cilin udhëtonte presidenti Trajkovski mund të jetë rrëzuar si pasojë e motit të keq në një zonë, ku dyshohet se ka mina.

Kryeministri maqedonas, Branko Cërvenkovski tha se vendi ka pësuar një humbje të tmerrshme dhe e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare. Maqedonët kanë ndezur qirinj përjashta pallatit presidencial në Shkup.

Ngushëllime për zotin Trajkovski kanë vërshuar nga e gjithë bota. Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, përshëndeti përpjekjet e tij për të zbutur tensionet etnike midis maqedonasve dhe shqiptarëve.

Sekretari i Përtgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, e cilëxoi presidentin Trajkovski një evropian të vërtetë, i cili punoi për qëndrueshmërinë në gjithë rajonin.

Sekretari i Përgjithsëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, vuri në dukje atë që ai e cilësoi si aftësitë udhëheqëse të zotit Trajkovski kur vendi i tij përballej me luftë. Boris Trajkovski u zgjodh president i Maqedonisë në vitin 1999.

//ze//

XS
SM
MD
LG