Lidhje

SHBA: Dy kandidatët demokratë për president shkëmbejnë kritika për tregtinë dhe grupet e interesave speciale - 2004-02-27


Në Shtetet e Bashkuara, dy kandidatët demokratë për president, shkëmbyen kritika për tregtinë dhe grupet e interesave speciale gjatë një debati që zhvilluan dje në Los Angeles.

Si senatori John Kerry, i shtetit Masaçusets ashtu edhe senatori John Edwards i Karolinës së Veriut, e cilësuan veten si kandidati më i aftë për t’u përballur me Presidentin Bush në zgjedhjet e nëntorit.

Megjithatë, ata gjetën marrëveshje për një numër çështjesh të tjera, siç ishte mbështetja për luftën në Irak.

Ata thanë gjithashtu se ishin kundër martesave midis njerëzve të të njëjtit seks por e kritikuan thirrjen e Presidentit Bush për një shtojcë kushtetuese që të ndalonte martesa të tilla.

Debati i djeshëm zhvillohet në prag të së ashtuquajturës ”super e martë” ditë në të cilën demokratët do të jenë në garë midis tyre në 10 shtete. Senatori Kerry vazhdon të qendrojë në krye të anketave.//ii

XS
SM
MD
LG