Lidhje

Përfundimi i bisedimeve 6-palëshe në Pekin u shty sot për shkaqe teknike - 2004-02-27


Përfundimi i bisedimeve të delegatëve të gjashtë vendeve u shty sot për shkaqe teknike siq është deklaruar nga zyrtarët kinezë.

Ceremonia e mbylljes është shtyrë për shkak se Korea e Veriut ka nguruar të pranojë një deklaratë të përbashkët dhe kërkoi rishikime të kësaj deklarate në minutat e fundit.

Lajmet nga Pekini bëjnë të ditur se deklarata prej shtatë pikësh do të përmbante një marrëveshje për formimin e grupeve të punës të nivelit më të ulët, të cilat do të takoheshin për një takim të tretë mes prillit dhe qershorit.

Diplomatët thanë gjithashtu dje se delegatët nga Shtetet e Bashkuara, Kina, dy Koretë, Rusia dhe Japonia bënë pak përparim gjatë bisedimeve 4-ditëshe lidhur me ambicjet bërthamore të Koresë së Veriut.

//ze//

XS
SM
MD
LG