Lidhje

Presidenti Trajkovski do të varroset në Shkup - 2004-02-28


Këshilli për varrimin e presidentit maqedonas Boris Trajkovski konfirmoi të shtunën se presidenti do të varroset në Shkup. Zoti Trajkovski ishte nga Strumica, një qytet në juglindje të Maqedonisë.

Në Këshill bëjnë pjesë ministra, përfaqësues të prefekturës së Shkupit, të opozitës maqedonase dhe vetë vëllai i presidentit. Trupi i tij do të qëndrojë në Parlament për njëzet e katër orë në mënyrë që qytetarët të mund t’i thonë lamtumirën e fundit.

Bëhet e ditur se shumë presidentë dhe kryeministra kanë shprehur interes për të marrë pjesë në varrimin e tij. Ndërkohë, trupi i zotit Trajkovski dhe i tetë shoqëruesve të tij ende ndodhet në Mostar ku pritet të bëhet identifikimi. Ekspertët maqedonas që kanë shkuar për të hetuar aksidentin, kanë njoftuar se identifikimi po shkon shumë ngadalë për shkak të deformimit të trupave nga goditja e aeroplanit. Sipas pritjeve, varrimi i zotit Trajkovski mund të bëhet të enjten.

Në kuadër të këtyre zhvillimeve, kryeministri Branko Cërvenkovski u takua të shtunën me kryetarin e partisë Demoratike Shqiptare Arbën Xhaferi. Kryeministri maqedonas e ka njohur zotin Xhaferi me rrjedhën e hetimeve.

Ata kanë disktutuar në lidhje me çështjen e kornizës ligjore për zgjedhjen e presidentit të ri. Zoti Xhaferri ka premtuar se në partinë e tij do të bëhen analiza dhe do të dilet me një propozim për zgjidhjen e problemit që do të mbështetej edhe nga partitë tjera.

Takimi me zotin Xhaferri zgjati rreth një orë. Të premten kryemisnitri Cërvenkovski u takua me zotërinjtë Ali Ahmeti, Risto Penov dhe Nikolla Gruevski të partive BDI, Liberal Demokrate dhe VRMO-DPMNE.

Në bazë të kushtetutës, presidentin e vendit në rast vdekjeje apo pengimi tjetër për ushtrimin e detyrës së tij, e zëvendëson kryetari i Parlamentit. Në këtë rast Gjykata kushtetuese po pret konfirmimin zyrtar për vdekjen e zotit Trajkovski që më pas t’ia kalojë postin kryetarit të Parlamentit Lupço Jordanovski. Brenda dyzet ditësh duhet të zgjidhet presidenti i ri dhe brenda këtij afati duhet zhvilluar edhe fushata parazgjedhore. Por si duket ky afat i shkurtër ka filluar t’u krijojë probleme partive me ambicie për të fituar garën.//kk//

XS
SM
MD
LG