Lidhje

Përpjekjet për arsimimin e fëmijëve në Pakistanin verior kanë pësuar një zbrapsje të ndjeshme - 2004-02-29


Përpjekjet për arsimimin e fëmijëve pakistanezë në zonat veriore të vendit në kufi me Afganistanin kanë pësuar një zbrapsje të ndjeshme. Tetë shkolla vajzash janë shkatërruar nga shpërthimet. Shkolla e nëntë, shkollë djemsh, u dogj plotësisht. Autoritetet pakistaneze fajësojnë ekstremistët për këto djegje.

Sipas Jamil Ahmad, sekretari i arsimit në zonat veriore të Pakistanit, myslimanët konservatorë sunni, të cilët janë kundër arsimimit të vajzave, mund të jenë përgjegjës për këto shkatërrime. Siç theksoi kohët e fundit, presidenti i Pakistanit, Pervez Musharaf, Kurani nuk duhet shpërdoruar për të nënshtruar gratë.

Gratë përbëjnë gjysmën e racës njerzore. Presidenti Bush thotë se mbrojtja e të drejtave të grave është vendimtare për zhvillimin dhe përparimin.

“E ardhmja e vendeve myslimane do të jetë më e mirë për të gjithë si rezultat i pjesëmarrjes së plotë të grave.”

Policia pakistaneze ka arrestuar rreth 20 ekstremistë, të dyshuar për pjesëmarrje në shpërthimet nëpër shkolla. Sekretari i brëndshëm Saeed Ahmed Khan tha se disa prej të dyshuarve të ndaluar janë anëtarë të grupeve ekstremiste fetare dhe të tjerët janë terroristë të betuar.

Zyrtarët pakistanezë thonë se mes zonave më të trazuara është Darel, ku ekstremistët fetarë kanë frikë se po e humbasin kontrollin pas hapjes së shkollave në zonën e tyre. Zoti Khan tha se këto grupe ekstreme kanë pak mbështetje mes pakistanezëve. Ai tha se qeveria i hapi shkollat në Darel në përgjigje të kërkesave të udhëheqësve lokalë.

Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar për ndërtimin e shkollave dhe kualifikimin e mësusve në Pakistan nëpërmjet fondeve të dhëna nga Banka Botërore si dhe nëpërmjet programeve të ndihmave të drejtë për drejta. Është e qartë se shkollat janë shumë të nevojshme në zonat e largëta veriore të Pakistanit. Në bazë të regjistrimit të popullsisë së vitit 1998, shkalla e përgjithshme e arsimit në Pakistan është 33 përqind dhe mes grave kjo shifër është 21 përqind.

Në një konferencë të kohëve të fundit, Sehba Musharaf, bashkëshortja e presidentit pakistanez, njoftoi krijimin e një fondi për përparimin e grave të zonave rurale. Ajo tha: “Ne synojmë të krijojmë partneritet me ata njerëz, që përpiqen të çrrënjosin varfërinë dhe që kontribuojnë drejt kauzës së fuqizimit të grave të zonave rurale.”

//ze//

XS
SM
MD
LG