Lidhje

Rrëzimi i aeroplanit të presidentit Trajkovski nuk ishte pasojë e ndonjë aktiviteti armiqësor - 2004-02-29


Zyrtarët maqedonas kanë hedhur poshtë mundësinë se rrëzimi i aeroplanit të presidentit Trajkovski ishte pasojë e ndonjë sulmi.

Zëvëndës prokurorja e përgjithshme e Maqedonisë, Roksanda Krstevska duke folur në qytetin boshnjak të Mostarit, afër të cilit ndodhi aksidenti, tha se nuk kishte shenja se aeroplani ishte rrëzuar nga ndonjë aktivitet armiqësor.

Presidenti Trajkovski dhe tetë persona të tjerë vdiqën të enjten kur aeroplani në të cilin ata po udhëtonin u rrëzua në një fushë me mina në Bosnjën jugore. Zonja Krstevska tha se mjetet e kontrollit të aeroplanit dhe kutitë e zeza ishin në gjendje të mirë dhe duhet t’i bënte hetimet më të lehta.

Zyrtarët thanë se në identifikimin e kufomave do të përdoret analizat e ADN-së. Kryeministri maqedonas Branko Crvenkovski shkoi dje në Sarajevë për të mësuar informacionet më të fundit të hetimeve.

//ze//

XS
SM
MD
LG