Lidhje

Hollivudi gati për ndarjen e çmimeve Oscar - 2004-02-29


Hollivudi po bëhet gati për ditën e tij më të rëndësishme të vitit, ceremoninë e përvitshme të çmimeve Oscar.

Para teatrit Kodak në Los Angeles ku do të mbahet ceremonia, është shtruar tashmë qilimi i kuq, mbi të cilin pas pak orësh do të ecin yjet e kinemase.

Deri në 1 miliardë vetë pritet të shohin në ekran dhënien e çmimeve më të rëndësishme të industrisë kinematografike amerikane, të hënën në orën 1 të mëngjesit sipas Grinuiçit.

Në kategoritë kryesore, është tashme e qartë se cilët kanë shanset më të shumta për të marrë çmimin. “Lordi i Unazave: Kthimi i Mbretit” i regjisorit nga Zelanda e Re Peter Jackson mendohet se do të fitojë në kategorinë e filmit më të mirë. Edhe vetë regjisori Jackson pritet të fitojë Oscarin.

Sean Penn parashikohet të fitojë si aktori më i mirë për rolin në filmin “Lumi mistik” të regjisorit Clint Eastwood. Ndërsa aktorja nga Afrika e Jugut Charlize Theron ka shanset më të mëdha për të fituar si aktorja më e mirë, për protretizimin e një vrasëseje në filmin “Përbindësh”.

Vitin e kaluar ceremonia e çmimeve Oscar pati një audiencë historikisht të ulët, pasi mbeti në hije nga lufta në Irak. Aktori komik Billy Crystal do të drejtojë këtë vit ceremoninë që do të transmetohet nga rrjeti televiziv ABC.//kk//

XS
SM
MD
LG