Lidhje

Kandidatët demokratë për president debatojnë në New York - 2004-02-29


Gjatë një debati paradite që pati shpesh tone të acaruara, demokratët që janë në garë për të fituar emërimin si kandidat i partisë së tyre për president, shprehën të dielën mendime të ndryshme për çështje të tregëtisë dhe ekonomisë.

Senatori John Edwards u përpoq të nxirrte në pah qëndrimet e kundërta mes tij dhe Senatorit John Kerry, i cili kryeson në garën mes kandidatëve demokratë.

Zoti Edwards kritikoi Senatorin Kerry se kishte votuar në favor të marrëveshjeve të tregëtisë, të cilat ai i mban përgjegjëse për transferimin e vendeve të punës jashtë Shteteve të Bashkuara.

Zoti Kerry tha se ai ka bërë vazhdimisht përpjekje që në marrëveshjet tregëtare të përfshihen klauzola për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve amerikanë.

Dy kandidatët kishin mendime të kundërta edhe nëse plani i zotit Kerry do ta thellonte defiçitin buxhetor. Të martën, në dhjetë shtete do të zhvillohen zgjedhje paraprake.//kk//

XS
SM
MD
LG