Lidhje

Qeveria shqiptare premton goditje ndaj krimit gjatë vitit 2004 - 2004-03-01


Në Shqipëri, ministri i Rendit Igli Toska deklaroi sot se gjate vitit 2004 do të mbyllen të gjitha shtigjet e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe se trafikut të drogës do ti jepet një goditje totale. Ministri Toska përsëriti premtimin e bërë nga kryeministri Nano se viti 2004 do të jetë viti i goditjes më të ashpër ndaj krimit të organizuar. Ai njoftoi se brenda këtij muaji do të nisë funksionimi i një drejtorie të psacme për luftën kundër krimit të organizuar.

Policia shqiptare ka përballë vetes këtë vit sfida të forta me të cilat ajo do të ndeshet.

E gjendur prej kohësh nën trysninë e kritikave për nivelin e lartë të krimit të organizuar, ajo ka marrë përsipër të ndërmarrë goditje të ashpër ndaj kriminalitetit.

Këtë premtim të dhënë nga kryeministri Fatos Nano në prezantimin e objektivave të qeverisë së tijpër 2004 e ka përsëritur sot edhe ministri i Rendit Igli Toska: “Ministria e Rendit Publik dhe Policia e Shtetit, kanemarre te gjitha masat e domosdoshme per mbylljen perfundimtare te çdo shtegu per kalim te paligjshem te kufijve, qofte kjo e organizuar si trafik, qofte me raste sporadike. Në këtë kuader, viti 2004 per strukturat e Policisë së Shtetitsi viti i goditjes totale të trafikut të drogës, qe eshte caktuar si prioritet absolut. Ky do të jetë viti i goditjes me të forte te krimit te organizuar ne Shqiperi, nëpërmjet një koordinimi më të mirë të të gjitha strukturave ligjzbatuese të shtetit dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Vullneti politik tashmë është i qartë dhe i prerë.”

Ministri Toska njoftoi se ktë muaj do të miratohet e do të fillojë nga puna Drejtoria e luftës kundër krimit të organizuar si një strukturë e veçantë.

Një angazhim të posacëm kundër krimit të organizuar ka marrë edhe prokuroria shqiptare. Javës që shkoi prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku, deklaroi se u ka kërkuar vartësve të tij ashpërsimin e llojeve të dënimit për krime të rënda si trafiqet e qënive njerëzore apo atyre të drogës.

Por duket se problem në Shqipëri mbeten edhe gjykatat. Një nga vërejtjet e shpeshta që I bëhen drejtësisë është mungesa e ndëshkimeve dhe dënimeve ndaj trafikantëve. Edhe shifrat e ofruara nga kryeprokurori Sollaku janë gati një konfirmim I këtij fenomeni. Kështu për vitin e shkuar janë dënuar vetëm 32 përqind e personave të akuzuar për trafiqe të paligjshme.

Përvec luftës kundër krimit, ministria e rendit ka ndërmarrë dhe një ndëshkim të punonjësve të saj të dyshuar për lidhje dhe përfshirje në aktivitete kriminale.

Ministri Toska tha sot se do të vazhdojnë masat ndëshkuese: “Do te vijojme me masa administrative dhe propozim masash penale per te gjitha ata anetare te policise te te gjitha roleve, te lidhur me krimin, qe u ofrojne informacion organizatave kriminale, qe jane te implikuar ne korrupsion material, por edhe ne korrupsion moral. Sigurisht askujt nuk do t’i mohohet e drejta e rekursit administrative e gjyqesor. Gjithashtu nuk do te tolerohet çdo uniforme blu qe shkel te drejtat e njeriut, me veprime abusive dhe me force te paligjshme apo te shperpjestuar”.

Që me marrjen e drejtimit të Rendit, ministri Toska ka larguar përfundimisht nga policia dhe ka lëvizur nga poste drejtuese, shumë funskionarë të lartë të policisë shqiptare.

PASURITE E ZYRTAREVE

Brenda 31 marsit afër 5000 zyrtarë të lartë dhe të zgjedhur do të duhet të tregojnë pasuritë e tyre dhe burimin e të ardhurave me të cilat i kanë siguruar këto pasuri. Ketë e bëri të ditur sot Inspektorja e Përgjithshme e Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive Fatmira Laska.

Deri më tani ky proces ka funskionuar nepërmjet një komisioni pranë parlamentit.

Por praktikisht ai mund të quhet i dështuar, pasi në gjithë këto vite nuk është deklaruar asnjë herë nëse është bërë verifikimi i deklarimeve.

Madje siç deklaroi zonja Laska në disa nga deklaratat e mëparshme nuk ka asnjë të dhënë përvec emrit dhe mbiemrit ose të tjera që janë pa asnjë firmë të deklaruesit.

Me deklarimet e deritanishme sipas zonjës Laskaj nuk mund të nisë faza e verifikimit, hetimit apo e procedurave për ndjekje administrative dhe penale.

XS
SM
MD
LG