Lidhje

Trupat amerikane dhe franceze në Haiti - 2004-03-01


Trupat amerikane dhe franceze ndodhen në Haiti për rivendosjen e rendit dhe të stabilitetit pas largimit të Presidentit Jean-Bertrand Aristide për në mërgim.

Sekretari amerikan i shtetit Colin Powell tha se sot në Haiti do të arrijnë edhe trupa të tjera. Ai tha se rreth një mijë ushtarë amerikanë do të dislokohen si pjesë e një force paqeruajtëse shumëkombëshe e miratuar nga Kombet e Bashkuara për Haitin.

Në Haiti po dërgohen edhe trupa të tjera nga Franca, Brazili dhe Kanadaja për vendosjen e rendit pas një rebelimi që filloi tri javë më parë.

Ndërkohë, forcat rebele që kontrollojnë më shumë se gjysmën e Haitit kanë arritur në kryeqytetin Port au Prince, ku u pritën nga qindra simpatizantë. Udhëheqësit kryengritës kanë deklaruar se do të hedhin armët tani që Presidenti Aristide është larguar.

Ish udhëheqësi haitian arriti sot në mëngjes në Bangui, kryeqytet i Republikës së Afrikës Qendrore. Në komentet e para publike pas largimit nga Haiti, zoti Aristide tha se heqja e tij nga pushteti preu pemën e paqes, por ajo do të rritet përsëri.

Sipas njoftimeve, zoti Aristide do të qendrojë në Afrikën Qendrore pak ditë dhe më pas ndoshta do të kërkojë strehim politik në Afrikën e Jugut. Zyrtarët jugafrikanë thonë se do ta shqyrtonin një kërkesë për strehim por deri tani nuk kanë marrë një të tillë.//ii

XS
SM
MD
LG