Lidhje

Amerika përtej vijës se ndarjes racore - 2004-03-01


Një libër i ri i cili përshkruan jetën e afrikano-amerikanëve sot i tërheq lexuesit nga lagjet e varfëra të qyteteve deri në studiot e Hollivudit. Libri titullohet ”Amerika matanë vijës se ndarjes racore: Dialoge me Afrikano-Amerikanët”, dhe është përmbledhur nga Henri Luis Gates, i cili drejton Programin Studiues të Afrikano-Amerikanëve në Universitetin e Harvardit.

Henri Luis Gates, për librin e tij intervistoi Afrikano-amerikanë nga të gjitha shtresat sociale. Ai solli së bashku zëra të zyrtarëve shtetërorë dhe të udhëheqësve të lartë të korporatave me zëra të të burgosurve dhe të atyre që jetojnë me ndihma sociale. Ai thotë se ai filloi ta shkruajë këtë libër për të parë se në ç’gjendje janë afrikano-amerikanët 35 vjet pas vrasjes së Martin Luther Kingut. Zoti Gates thotë se këto vite kanë qenë ndër kohërat më të vështira dhe më të mira.

“Që nga viti 1968, klasa e mesme afrikano-amerikane gati është katërfishuar. Megjithatë gati 40 përqind të fëmijëve afrikano-amerikanë jetojnë në varfëri ose nën nivelin e varfërisë, statistikë kjo e njejtë me kohën e vrasjes së Dr. Kingut. Kjo do të thotë se mes afrikano-amerikanëve janë zhvilluar dy klasa të ndryshme. Ajo e atyre që kanë, që janë të sukskesshëm dhe klasa tjetër e njerëzve të mjeruar që jetojnë në varfëri.”

Por zoti Gates thotë se këto dy klasa janë të lidhura të paktën nga një gjë.

“Fuqizimi ekonomik është shkalla e dytë e lëvizjes për të drejtat civile. Ne duhet të kemi një përqindje të njejtë të zezakëve të varfër dhe të popullsisë së bardhë të varfër; një përqindje të barabartë të zezakëve të pasur dhe të të bardhëve të pasur; një numër të njejtë të zezakëve dhe të bardhëve në klasën e mesme dhe në klasën punëtore.”

Libri i zotit Gates pasqyron njerëz që e kanë përqëndruar punën e tyre në arritjen e këtij statusi ekonomik. Doktorja Lenora Fulani është edukatore dhe aktiviste politike, e cila është bashkthemeluese e organizatës Projekti All Stars, një program passhkollor për të rinjtë e qytetit të Nju Jorkut.

“Ne i dërgojmë fëmijët në Wall Street dhe Qendrën e Aksioneve në Nju Jork. Duke parë këto qendra, ata përjetojnë shumë gjëra dhe gjatë këtij procesi ata mësojnë se si të marrin pjesë në zhvillimin e tyre.”

Nëse qytetet jugore të Amerikës janë një pasqyrë e suksesit të afrikano-amerikanëve, Hollivudi mund të jetë një tjetër. Gjatë viteve të fundit, artistët afrikano-amerikanë kanë luajtur role të rëndësishme në filma dhe kanë fituar çmime të larta në industrinë e filmit. Zoti Gates bisedoi me disa nga këta fitues dhe me të tjerë në këtë inustri për të mësuar në se pengesat e një kohe të gjatë kishin filluar të sheshoheshin.

“E vërteta është se sot, afrikano-amerikanët kanë më tepër mundësi se kurrë më parë, por unë intervisova një producent të famshëm zezak, Arnon Milchan. Ai thotë se për shembull nëse një film i cili do të luhej nga një artiste e bardhë, le të marrim si shembull Jodi Fosterin në filmin Panic Room, do të fitonte 100 milionë dollarë në tregun amerikan i njëjti film do të fitonte 50 milion dollarë edhe po të luhej nga aktorja e sukseshme zezake Halle Berry. Kemi të bëjmë me një dallim mes përparimit, ëndrrës dhe aspiratave, në njërën anë, dhe realitetit të hidhur në anën tjetër.”

Ana tjetër e ëndrrës është në qendër të pjesës së fundit të librit, ku ngjarrjet zhvillohen në lagjet më të varfëra dhe me më shumë krime të Chicagos. Këtu ai foli me mësuese që përpiqën që të mbajnë nxënësit larg drogave dhe dhunës. Një nga këto mësuese është Elaine Roades, e cila u rrit në një qendër sociale.

Gjatë shkrimit të këtij libri, zoti Gates thotë se shpesh kishte pyetur veten se çdo të thoshte doktor Kingu për gjendjen e afrikano-amerikanëve sot. Ai mendon se aktivisti i të drejtave civile ndoshta do të bënte thirrje për shkolla më të mira, si dhe për programe më të mira të kujdesit shëndetsor dhe të hapjes së vendeve të punës. Por ai mendon gjithashtu se doktor Kingu do t’i bënte thirrje gjithashtu çdo afrikano-amerikani që të tregonte të njëjtin angazhim për të bërë të mundur ndryshime të shprehura nga disa prej veprimtarëve më të palodhur të përfshirë në librin e tij.

XS
SM
MD
LG