Lidhje

Shtetet e Bashkuara përshëndesin kushtetutën e përkohshme irakiane - 2004-03-02


Administrata e Presidentit Bush përshëndeti miratimin e kushtetutës së përkohshme nga Këshilli Qeverisës irakian.

Sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld e quajti ditën e hënë ditë historike për popullin e Irakut. Ai tha se garancitë për të drejtat e njeriut të përfshira në këtë dokument janë të pashmebullta jo vetëm për Irakun por për gjithë Lindjen e Mesme.

Këshilli Qeverisë prej 25 anëtarësh arriti marrëveshjen të hënën pas disa ditë debatesh shpesh herë të zjarrta nën mbikëqyrjen e administratorit amerikan në Irak, Paul Bremer.

Dokumenti do të shërbejë si bazë ligjore për qeverinë e përkohshme, e cila pritet të marrë pushtetin nga koalicioni brenda 30 qershorit. Kushtetuta e përkohshme garanton lirinë e fjalës dhe të fesë, pranon rolin e Islamizmit në sistemin ligjor të vendit dhe cakton objektivat për përfaqësimin e grave në parlamentin e vendit.

Por, dokumenti ndalon ekzistencën e milicive të pavarura, si ato të pakicës kurde në Irakun verior. Kushtetuta e përkohshme parashikon zhvillimin e zgjedhjeve nga fillimi i vitit 2005 për zgjedhjen e një asambleja kombëtare kalimtare. Asambleja do të formojë qeverinë dhe do të miratojë një kushtetutë të përhershme.

XS
SM
MD
LG