Lidhje

Trupat amerikane vlerësojnë gjendjen në kryeqytetin haitian - 2004-03-02


Në Haiti, marinsat amerikanë kanë filluar të vlerësojnë dëmet e shkaktuara në portin e plaçkitur të kryeqytetit, ndërkohë që zyrtarët po përpiqen për një zgjidhje politike tani që Presidenti Jean Bertrand Aristide nuk është më në pushtet.

Trupat amerikane thonë se nuk kanë hyrë në kontakt me kryengritësit haitianë në kryeqytetin Port' o Prince ose me policinë haitiane atje. Trupat amerikane dhe franceze filluan të zenë pozicione në kryeqytet dje.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara përsëritën se ato nuk kishin ushtruar trysni që zoti Aristide të largohej nga pushteti por ai kishte dhënë dorëheqjen dhe ishte larguar për në Afrikë me dëshirën e tij.

Opozita politike e Haitit, presidenti i përkohshëm dhe diplomatët ndërkombëtarë po përpiqen për të krijuar një këshill qeverisës, i cili do të emëronte një qeveri deri në zhvillimin e zgjedhjeve.// lk //

XS
SM
MD
LG