Lidhje

Powell: SHBA mund të mbështesin një rezolutë, që kritikon të drejtat e njeriut në Kinë - 2004-03-04


Shtetet e Bashkuara prishën një traditë jozyrtare vitin e kaluar duke mos sponsorizuar një rezolutë mbi Kinën, me shpresë që Pekini të vazhdonte atë që zyrtarët amerikanë thanë se ishte një përparim gradual por i pashembullt i gjendjes së të drejtave të njeriut në vitin 2002.

Por departamenti i shtetit, në raportin e tij vjetor mbi të drejtat e njeriut, që publikoi javën e kaluar, tha se Kina u zbraps në fushën e të drejtave të njeriut vitin e kaluar, duke cituar mes të tjerash arrestimin e veprimtarëve të demokracisë dhe shtypjen e vazhdueshme të tibetianëve dhe të anëtarëve të lëvizjes shpirtërore Falun Gong.

Në dëshminë që dha para komisionit të Dhomës së Përfaqësusve mbi buxhetin, sekretari Powell tha se nuk i ka bërë ende ndonjë rekomandim presidentit Bush lidhur me çështjen e një rezolute mbi Kinën, megjithatë ai nuk la dyshim rreth vendimit të tij.

“Ne kemi mbetur të zhgënjyer nga zbrapsja që kemi parë në fushën e të drejtave të njeriut në Kinë gjatë vitit të kaluar. Ne kemi biseduar mbi këtë drejtë për drejtë me autoritetet kineze. Unë kam folur me kolegët e mi dhe kemi angazhuar zyrtarët kinezë në të gjitha nivelet. Ne do të marrin vendim pak a shumë brënda një jave. Kina nuk ka bërë përparimin e duhur mbi këtë çështje.”

Sekretari Powell foli pak pasi Dhoma e Përfaqësusve miratoi me shumicë dërmuese votash, 402 pro dhe 2 kundër, një rezolutë, e cila i bën thirrje administratës së presidentit Bush që të mbështesë një masë kundër Kinës në Gjenevë.

Anëtari i Dhomës së Përfaqësusve nga New Jersey, Chris Smith, i cili ka mbështetur më me forcë rezolutën jo-detyruese, tha se Pekini ka përdorur në të kaluarën 6 herë manovra parlamentare në komisionin e Kombeve të Bashkuara për të bllokuar gjuhë kritike lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë. Por ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë një detyrim moral që ta ngrënë këtë çështje.

//ze//

XS
SM
MD
LG