Lidhje

Ministri francez i Drejtësisë premton se do të gjejë autorët e shantazhit - 2004-03-04


Ministri francez i Drejtësisë, Dominik Perben, premtoi se do të gjejë dhe do të nxjerrë para drejtësisë personat që kërcënojnë të hedhin në erë shinat hekurudhore në Francë, një formë shantazhi me sa duket për të nxjerrë para.

Zoti Perben i tha një radioje franceze se zyrtarët e qeverisë besojnë se fjala është për njerëz të rrezikshëm.

Zyrtarët francezë thonë se kanë marrë disa letra nga persona që pretendojnë se përfaqësojnë një grup të quajtur A-Z-F, me kërcënimin për të hedhur në erë hekurudhat e vendit nëse nuk shteti nuk u jep 5 milion dollarë.

Trenat në Francë vazhdojnë punën normalisht por 10 mijë punëtorë hekurudhash janë përhapur në pjesë të ndryshme të vendit për të kontrolluar shinat. Prokuroria ka filluar hetime rreth çështjes.//ii

XS
SM
MD
LG