Lidhje

Trupat amerikane dhe franceze shtrijnë misionin jashtë kryeqytetit haitian - 2004-03-05


Trupa amerikane dhe franceze po e shtrijnë misionin e tyre edhe jashtë kryqytetit të Haitit, Port' O' Prense, ndërkohë që po mbështesin policinë lokale në përpjekje për të rivendosur rendin.

Një zëdhënëse ushtarake amerikane tha sot se në Haiti ndodhen një mijë e 250 trupa amerikane dhe është në plan që nesër të dërgohen edhe të tjerë.

Ndërkohë, bisedimet politike rifilluan sot për caktimin e një këshilli që të emërojë një kryeministër të përkohshëm, i cili do të qeverisë vendin derisa atje të krijohen kushtet për zhvillimin e zgjedhjeve.

Një muaj më parë, rebelët filluan një kryengritje kundër qeverisë, e cila çoi në dorëheqjen e Presidentit Presidentit Zhan-Bertrand Aristide të dielen e kaluar. Zoti Aristide thotë se Shtetet e Bashkuara e detyruan atë të jepte dorëheqjen, akuzë të cilën zyrtarë amerikanë e kanë hedhur poshtë. // lk //

XS
SM
MD
LG