Lidhje

Populli i Maqedonisë i jep lamtumirën presidentit Boris Trajkovski - 2004-03-05


Presidenti maqedonas, Boris Trajkovski, i cili humbi jetën javën e kaluar në një aksident ajror, u varros sot me nderime të plota shtetërore ushtarake në një ceremoni, në të cilën morën pjesë personalitete nga gjithë bota.

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kina, Rusia dhe vende të tjera morën pjesë në funeralin shtetëror në Shkup. I pranishëm ishte edhe Presidenti i Komisionit Evropian, Romano Prodi, i cili e cilësoi zotin Trajkovski si burrë shteti dhe udhëheqës largpamës. Ai i bëri thirrje Maqedonisë të vazhdojë reformat pro-evropiane të mbështetura nga i ndjeri Trajkovski.

Dje, mijëramaqedonas i bënë homazhe ish presidentit, trupi i të cilit ishte vendosur te ndërtesa e parlamentit. Zoti Trajkovski dhe tetë persona të tjerë humbën jetën më 26 shkurt, kur avioni i tyre u përplas në një zonë të Bosnjës të përfshirë nga mjegulla e dendur. Shkaku i aksiseentit ende nuk dihet. Kthimi i trupit të zotit Trajkovski në Maqedoni u vonua derisa autoritetet arritën të identifikonin trupin me anë të analizave të ADN-së. Viktimat e tjera të aksidentit ajror u varrosën dje.

Ndërkohë, kongresisti amerikan Eliot Engel, i cili ishte pjesëtar i delegacionit amerikan që shkoi në Maqedoni për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit të këtij vendi, i tha Zërit të Amerikës se vdekja e presidentit Trajkovski është një tragjedi jo vetëm për Maqeodninë , por për tërë Ballkanin.

Zoti Engel tha se presidenti maqedonas ishte mik i SHBA, si dhe i popujve të tjerë në Ballkan dhe se ai kishte një vizion afatgjatë: që njerëzit të jetojnë në paqe, pranë njëri tjetrit. Zoti Engel tha se ”kur një njeri i madh vdes tragjikisht, atëherë të tjerët duhet t’i dyfishijnë përpjekjet për të vazhduar rrugën të cilën e ka shtruar ai. Kongresisti amerikan tha se shpresonte që presidenti i ri maqedonas, i cili do të zgjidhet, do të vazhdojë rrugën e zotit Trajkovski. Ajo është rruga e pajtimit midis maqedonasve dhe shqiptarëve,”- tha ai.// lk //

XS
SM
MD
LG