Lidhje

Luftime në Sudan - 2004-03-06


Në krahinën Dafur, në pjesën perëndimore të Sudanit po mbretëron kriza. Kjo krahinë është ndër më të varfërat e vendit dhe rrezikohet nga thatësira.

Vitin e kaluar në këtë rajon shpërthyen luftimet. Forcat sudaneze dhe aleatët e tyre islamikë, të njohur si Janjawad janë në konflikt me rebelët e kësaj krahine.

Rebelët kundërshtojnë politikën e qeverisë sudaneze, e cila ka intensifikuar tensionet mbi të drejtat e ujit dhe kullotave. Ata janë gjuthashtu të zemëruar edhe nga mungesa e burimeve, zhvilimit dhe investimeve qeveritare në këtë rajon.

Askush nuk e di numrin e saktë të viktimave por disa vëzhgues thonë se ky numër mund të jetë rreth 3000.Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Richard Boucher, thotë se në Dafur nuk ka rregull dhe se autoritetet sudaneze nuk kanë lejuar hyrjen e pakufizuar të organizatave humanitare.

“Plaçkitësit kanë vënë në rrezik jetën dhe ekzistencën e rreth 1 milion njerzve. Posaqërisht të rrezikshme janë aksionet e forcave paraushtarake, të mbështetur nga qeveria, të cilat vazhdojnë të sulmojnë dhe djegin fshatrat e pambrojtura”, thotë ai.

Shtetet e Bashkuara, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, Organizata e Gjysëm Hënës së Kuqe dhe organizata të tjera po përpiqen të japin ndihma. Presidenti i Sudanit, Omar Hasan Ahmed Al Bashir tha se qeveria e tij do të ndalojë operacionet e ushtrisë dhe do t’i hapë rrugën ndihmave humanitare.

Por zëdhënësi i departamentit të shtetit Boucher thotë se rezultatet e kësaj deklarate duket se kanë qënë shumë të kufizuara. “Po bëhen përpjekje të mëdha për të ndihmuar dhe ne po luajmë një rol të rëndësishëm.

Diplomacia dhe përpjekjet humanitare nuk kanë qenë vetëm nismë e Shteteve të Bashkuara, por e mbarë komunitetit ndërkombëtar. Por këto përpjekje kërkojnë ndihmën e qeverisë dhe të opozitës për të bërë të mundur vazhdimin e përpjekjeve për ndalimin e luftimeve dhe arritjen e një armëpushimi,” tha zoti Boucher.

Shtetet e Bashkuara kanë ofruar ndihmën e tyre për fillimin e negociatave, që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes rreth procedurave për dërgimin e ndihmave humanitare në Dafur. Shtetet e Bashkuara nuk e kanë tërhequr këtë ofertë, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, por qeveria e Sudanit nuk ka dhënë ende asnjë përgjigje.//IB

XS
SM
MD
LG