Lidhje

Afganistani mund të bëhet shembull për liri dhe tolerancë në botën myslimane - 2004-03-06


Afganët po e marrin vendin e tyre nën kontroll dhe po bëjnë përparim drejt vetqeverisjes. Kushtetuta e re mbron të drejtat e grave, gjendja e të cilave është përmirësuar ndjeshëm që nga përmbysja e regjimit ekstremist islamik taleban.

Afganistani është shndërruar nga një strehë për terroristët në një aleat në luftën kundër terrorizmit. Tani Natoja komandon një forcë ndërkombëtare sigurimi në kryeqytetin Kabul dhe në qytetin verior Kunduz. Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld, tha se ky rol do të vazhdojë: ”Mbështetja nga vendet anëtare të Natos për vazhdimin e ndihmës për Afganistanin në fushën e sigurimit është shumë e madhe, sidomos gjatë muajve të ardhshëm”.

Afganët po bashkëpunojnë në përpjekjet për ta bërë vendein e tyre më të sigurt. Një terrorist vrau kohët e fundit 15 vetë në Kandahar, 8 prej tyre fëmijë. Më pas, terroristi bëri përpjekje të fshihej në një shtëpi. Gruaja që jetonte aty e raportoi atë në polici. Megjithë akte të tilla terroriste, presidenti afgan Hamid Karzai thotë se gjendja e sigurisë vazhdon të përmirësohet dhe një numër i madh luftëtarësh talebanë po kërkojnë tani të dorëzohen. “Talebani nuk ekziston më si organizatë. Jo të gjitha aktet që kryhen me kallashnikov, janë veprime të kryera nga lëvizja Taleban apo rrjeti al-Kaida”.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Ramsfeld, është optimist rreth të ardhmes së Afganistanit, për të cilin thotë se mund të bëhet shembull për liri dhe tolerancë në botën myslimane. //az//

XS
SM
MD
LG