Lidhje

Të dielen në Greqi zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme - 2004-03-06


Në zgjedhjet që zhvillohen nesër nëGreqi, pritet një garë shumë e fortë midis partisë konservatore të opozitës dhe socialistëve, të cilët janë në pushtet që nga viti 1993.

Anketat e opinionit publik lënë të kuptohet se Partia konservatore Demokracia e Re e Kostas Karamanlisit gëzon mbështetje më të madhe se Partia Socialiste e kryesuar nga ish Ministri i Jashtëm George Papandereu. Kjo mbështetje ka rënë nga 8 në 3 përqind që kur zotit Papandreu mori frenat e partisë në muajin shkurt nga kryeministri Kostas Simitis.

Në një intervistë televizive, zoti Papandreu iu përgjigj dje akuzave nga Partia Demokracia e Re për mashtrim dhe favorizime, duke pranuar se partia e tij kishte bërë gabime në qeverisje gjatë dhjetë viteve të fundit. Por, ai u kërkoi votuesve t’i japin atij rastin të luftojë korrupsionin. Nëse ai ka arritur t’i bind zgjedhësit, socialistët do të fitojnë mandatin e katërt me radhë, i pashembullt në këtë vend.

Rezultati i zgjedhjeve do të prëcaktohet nga 10 përqind e votuesve të pavendosur. Foktor do të jetë edhe mënyra sesi do të paraqiten 18 parti të tjera të regjisatruara për zgjedhjet e nesërme.

//ze//

XS
SM
MD
LG