Lidhje

Sekretari Pauell mbi Kinën dhe Hong Kongun - 2004-03-07


Në fillim të këtij viti, gati 100 mijë demonstrues marshuan në mënyrë paqësore nëpër rrugët e Hong Kongut në përkrahje të demokracisë. “Ne dëshirojmë demokraci të plotë, të drejtë të zgjedhim shefin ekzekutiv dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Ligjvënës,” tha Richard Tsoi, një udhëheqës i Frontit të të Drejtave të Njeriut të Hong Kongut.

Zoti Tsoi ishte shumë aktiv në organizimin e kësaj demostrate dhe të një demonstrate tjetër edhe më të madhe në korrik të vitit të kaluar. Në një fjalim që mbajti më 2 mars, sekretari i shtetit Colin Powell komentoi mbi Hong Kongun.

“Është shumë e rëndësishme për të gjithë ata që e duan demokracinë, që Hong Kongu të vazhdojë të jetë i hapur dhe tolerant dhe që kultura politike e këtij vendi të vazhdojë të lulëzoj në bazë të Ligjin Themelor me Kinën.”

Hong Kongu iu kthye Kinës në vitin 1997. Në përputhje me deklaratën e përbashkët Kinezo-Britanike të vitit 1984, Kina pranoi që ta lejonte Hong Kongun të mbajë sistemin e vet të të drejtave dhe lirive për 50 vjet, nën një sistem unik të quajtur një shtet, dy sisteme.

Sekretari Powell tha se koha është në anën e demokracive dhe ekonomive të tregut. “ Ka akoma disa vende të cilat e quajnë veten komuniste në Azinë lindore, por komunizmi aziatik po zhduket gjithmonë e më shumë. Pjesa e ekonomisë pronë e shtetit në Kinë tani është më e vogël se ajo në Francë.”

Reformat e tregut të ndërmarra nga qeveria kineze gjatë dy dekadave të fundit kanë inkurajuar nisma individuale dhe sipërmarrjesh. Kina ka sot ekonominë e gjashtë në botë dhe siç ka thënë sekretari Powell, Kina ka përparuar ekonomikisht.

“Sistemi politik në Kinë nuk ka ndryshuar njësoj siç ka ndryshuar ai ekonomik, por eksperienca jonë politike dhe e natyrës njerëzore na sugjeron se eventualish kjo do të ndodhë.”

Kur të vijë dita që Kina të pranojë në mënyrë të pashmangshme reformën sistematike politike, thotë zoti Powell, udhëheqësit e saj do ta shohin demokracinë me të njejtin sy, që kanë shikuar ekonomitë e tregut. Ata do të shohin se liria e bazuar në forcën e ligjit është e ardhmja e tyre dhe ne shpresojmë që ata do të ndjekin rrugën e drejtë. ///IB

XS
SM
MD
LG