Lidhje

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike thotë se Irani dhe Libia janë që të dy fajtorë - 2004-03-08


Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike shprehu shqetësim serioz mbi programin bërthamor të Iranit dhe e hodhi poshtë thirrjen e Teheranit që kjo agjenci t’i japë fund kontrolleve të saj.

Duke folur sot në Vienë, shefi i agjencisë, Mohamed el-Baradei, tha se Irani bashkë me Libinë kanë shkelur për vite kushtet e traktatit për mospërhapjen e armëve bërthamore. Ai tha se pret transparencë të plotë nga të dy këto vende për të ndihmuar në rivendosjen e besimit ndërkombëtar.

Libia është shprehur se do të çmontojë programin e saj të fshehtë të armëve bërthamore dhe se po bashkëpunon me inspektorët ndërkombëtarë.

Irani ngul këmbë se programi i tij bërthamor synon prodhimin e energjisë elektrike. Ambasadori iranian Pirooz Hossenei thotë se Teherani ka bashkëpunuar plotësisht me inspektorët, që me nënshkrimin e një protokolli-shtesë me Agjencinë Ndërkombëtare në muajin dhjetor.

XS
SM
MD
LG